Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dyshime për helmim në Han të Elezit, rreth 100 qytetarë kërkojnë ndihmë mjekësore

Lajme 11/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 100 qytetarë në Han të Elezit kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë këtyre dy ditëve, sot dhe dje, pasi që dyshohet se janë helmuar nga uji.

Kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi, tha për Gazetën Shneta se janë në pritje të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për të marrë mostrat e ujit për testim.

“Jemi në pritjet të ekipit të Institutit të Shëndetësisë Publike me marrë mostrat e ujit sepse po dzshohet se është për shkak të ujit dhe po dyshohet për shkak të shiut që ka rënë. Janë rreth 100 pacientë të cilët dyshohet se janë helmuar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore dje dhe sot”, tha Ballazhi.

Ai shton se personat e dyshuar për helmim kanë barkqitje dhe temperaturë ndërsa thekson se nga IKShPK kanë vlerësuar se nuk duhet të shqetësohen.

“Rastet kanë fillu të paraqiten nga dita e djeshme dhe pacientë po trajtohen në shtëpi gjendja e tyre është stabile. Kanë marrë infuzione në AMF në Gorancë dhe në QKMF këtu në Han të Elezit”, njofton gjithashtu kryetari.

Gazeta ka kërkuar sqarim edhe nga IKShPK mirëpo të njejtët nuk janë përgjigjur.

Ditë më parë dyshime për helmim pati edhe në Komunën e Kaçanikut. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak110 raste pozitive me COVID-19 regjistrohen në Kosovë
Artikulli i rradhës 11 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Klinikën Infektive

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.