Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dyshime për ndikim në konkursin e Spitalit të Gjakovës, kryesuesi i Komisionit thotë se emri i tij u përzgjodh nga Ministria e Shëndetësisë

Lajme 16/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konkursi për përzgjedhjen e kandidatëve për infermierë të përgjithshëm në Spitalin Regjional të Gjakovës si duket nuk po ecë mbarë.

Në fund të tetorit kandidatët u kthyen në shtëpi pak minuta para se të filloj testi me shkrim pasi që testi u anulua dhe askush deri më tani nuk i ka treguar arsyet e anulimit të tij.

Me të anuluar testin i ndryshuan komplet anëtarët e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve.

Aktualisht kryesues i komisionit është Jeton Vorfi dhe anëtarë janë Murat Kursoni nga administrata e Spitalit, Zyrtare e Personelit, Elisa Juniku, Delvina Bobani- infermiere e mamisë, Edmond Arapi përfaqësues nga ShSKUK si dhe drejtor i infermierisë, Arbër Puzhegu.

Ndërsa, më parë kryesues i Komisionit ka qenë Pjetër Kola dhe anëtarë kanë qenë Violeta Kërleshi dhe Shpresa Deva – nga spitali si dhe Sali Bllaca dhe Jehona Vasolli përfaqësues nga ShSKUK.

Por, kush vendosi që në krye të komisionit të vij Jeton Vorfi, ish- asambleist në Komunën e Gjakovës nga partia Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës.

Gazeta Shneta e ka telefonuar Jeton Vorfin, i cili tregon se emri i tij është propozuar në Ministri të Shëndetësisë.

“Nuk e di pse kanë vendos me ndryshu komisionin, mua vetëm më ka ardhë urdhëresë, por çka ka ndodh unë nuk e di – ministria (e shëndetësisë) ka vendosur”, e konfirmoi ai për Gazetën Shneta.

Përzgjedhja e kryesuesit dhe anëtarëve të komisionit bëhet direkt nga drejtori i spitalit- në këtë rast drejtori të Spitalit Rajonal në Gjakovës, Jeton Zararit dhe jo nga Ministria e Shëndetësisë.

Përzgjedhjen e Vorfit nga Ministria e Shëndetësisë e mohon edhe kjo e fundit.

“Na lejoni që të ju informojmë se Ministria e Shëndetësisë nuk cakton komisione e as anëtar të komisionit në procese rekrutimi që zhvillohen në kuadër të njësive të ShSKUK-së”, thuhet në përgjigjen e MSH-së adresuar në Gazetën Shneta.

Gazeta ka telefonuar përsëri, kryesuesin e Komisionit, i cili sqaron se propozimi për të qenë në krye të komisionit është bërë nga drejtori Zarari tek Ministria e Shëndetësisë.

“Drejtori më tha është anuluar komisioni i kalun dhe është diskutu për ty dhe e kanë marrë miratimin që ti me qenë kryesues. Drejtori (Jeton Zarari) më tha është bërë propozim emri yt në ministri (të shëndetësisë)”, tregoi ai gjithashtu.

Gazeta ka tentuar të marrë një deklaratë nga drejtori i spitalit, Jeton Zarari, mirëpo i njejti nuk është përgjigjur në pyetje e adresuara në email dhe mesazhe si dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve. /Gazeta Shneta/

Konkursi për infermierë në Spitalin e Gjakovës, në moment të fundit anulohet testi me shkrim

Artikulli paraprakMjeku i Javës vjen nga fronti i parë: Dr. Dafina Basholli, specialistja e mjekësisë emergjente në QKUK
Artikulli i rradhës Shumica e pacientëve me kancer duan qasje në terapi plotësuese përpara trajtimit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.