Dr. Dafina Basholli e cila punon në Shërbimin klinik të Emergjencës në QKUK, është përzgjedhur Mjekja e Javës në Gazetën Shneta.
Dr. Dafina Basholli është një nga mjeket me performancën më të mirë në Shërbimin Klinik Emergjent në Qendrën Klinike Universitare, e cila është e mbingarkuar me raste nga e tërë Kosova, shkruan Gazeta Shneta.
Basholli gjatë një kujdestarie në Emergjencë pranon mesatarisht 30 raste të referuara nga institucionet tjera shëndetësore të nivelit primar apo sekondar.
Dr. Dafina Basholli ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka specializuar në vitin 2006 në mjekësinë emergjente nën mbikëqyrjen e John Hopkins Hospital dhe Rochester University nga SHBA.
Ajo punon si mjeke që nga viti 1999, ndërsa nga viti 2007 është punësuar në Emergjencën e QKUK-së.
Në Shërbimin Klinik Emergjent në QKUK trajtohen deri në 250 raste brenda ditës, trauma dhe raste të ndryshme urgjente. Kjo njësi udhëhiqet nga Dr. Naser Syla. Përzgjedhja e mjekut të javës është bërë në bashkëpunim me drejtorin e klinikës. /Gazeta Shneta/


