Në fshatin Nikaj, Rekë, Biçec, Dubravë dhe Doganaj të Komunë së Kaçanikut dyshohet se uji është i ndotur.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Sinan Zeneli, ka rekomanduar të gjithë qytetarët e kësaj ane që të vlojnë ujin para përdorimit.
“Gjatë këtyre 2 ditëve kemi pasë raste të shumta të pacientëve me simptome të vjelljes, temperaturës, barkqitjes, mundimit, plogështisë. Shumica e pacientëve janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë trajtuar në QKMF dhe deri më tani nuk e kemi asnjë pacient të hospitalizuar”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.
Zeneli njofton se për këtë situatë është lajmëruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Ferizaj të cilët kanë marrë mostrat e ujit për analiza kimike dhe bakterologjike, sipas drejtorit, rezultatet e testimeve priten të dalin pas disa ditësh.
Ai gjithashtu sqaron se situata është nën kontrollë dhe nuk ka nevojë për panikë.
“Poashtu edhe sot një ekip mjekësor nga IKSHPK-ja, në Ferizaj ka dalë në terren te këto lokalitete për të bërë edhe disa analiza shtesë”, sqaron tutje. /Gazeta Shneta/



