Zyra Kombëtare e Auditimit – ZKA ka gjetur shkelje në vijueshmërinë e orarit të punës në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Sipas raportit vjetor ZKA ka raportuar se nga testimi i vijueshmërisë së stafit kanë vërejtur se në 15 raste nuk ka pasur dëshmi për vijueshmërinë e orarit të punës nga personeli në ShSKUK.
“Kjo për shkak që mungon një mekanizëm funksional i monitorimit të regjistrimit të plotë gjatë orarit të punës, përkundër faktit që sistemi elektronik i regjistrimit te vijueshmërisë është funksional”, thuhet në raportin e ZKA-së.
ZKA raporton se mungesa e monitorimit të vijueshmërisë shkakton pagesa të pagave pa marrë shërbime. ZKA rekomandon që menaxherët e ShSKUK-së të sigurojnë orarin e punës ose në të kundërtën të ndërmarrin masa. /Gazeta Shneta/



