Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E dashur shoqëri, unë e di se çfarë jam duke bërë me fëmijën tim

Jetë 26/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Atë ditë mbylla derën dhe qava! Doja të largohesha dhe të mos përballesha me botën, por ishte dikush që më priste dhe ishte totalisht i varur nga unë.

Këto kanë qënë ditët e mia fillestare si nënë dhe e kam dashur shumë foshnjën time, më ka kënaqur shpirtin ardhja në jetën time, por nuk dija të kujdesesha për të.

Mbaj mend se infermieret më kanë folur në spital në lidhje me fuqinë e instiktit të nënës por sinqerisht e vetmja gjë që më vinte ndër mend në ato momente ishte “pse nuk është kjo gjë pak më e thjeshtë në praktikë?”.

Para se të bëhesha nënë nuk e kisha idenë si duhej të sillesha me një fëmijë, dhe madje as në atë moment nuk e kisha. Vajza ime lindi nën peshë duke qënë se nuk erdhi në jetë në kohën e duhur dhe menjëherë pas kthimit në shtëpi u përballa me një masë të madhe kritikash dhe këshillash tepër konfuze.

Të gjithë të afërmit dhe miqtë e mi ishin atje për të dhënë sygjerime të panumërta. “Mbaje kështu, mos e mbaj ashtu, ushqeje me gji me orar, ushqeje pa orar, ajo duhet të flejë me ju, ajo duhet të flejë në shtratin e saj…” dhe madje askush nuk largohej nga shtëpia pa e vënë re sa e dobët dukej vajza ime.

Të gjitha këto bënë që stresi im të arrinte kulmin derisa një ditë u mbylla në dhomën time dhe fillova të qaja. Ndihesha në faj që e solla në jetë vajzën time për të përballur me njerëz kaq të pandjeshëm. Në atë moment dëgjova zërin e bebes time, dukej sikur më thërriste “mami të dua, dhe kam nevojë për ty. Ti je i vetmi person që në nevojitet!” Kjo ishte si një thirrje që tingëllonte pa pushim tek veshët e mi.

E morra në krah dhe menjëherë kuptova mesazhin e fjalëve të infermiereve në spital! Tani e kuptova atë që ato nënkuptonin. Vendosa të mbyllja veshët dhe të besoja vetëm tek zemra ime. Në vazhdim fillova të ndihesha mirë kur gjërat funksiononin në mënyrën e duhur dhe nxirrja mësim kur bëja gabime.

Me vendosmërinë time bëra gjithmonë atë që mendoja se ishte e drejtë për foshnjën time. Dhe më tepër forcë merrja nga fjalët e mjekut kur në takim më thoshte se vajza ishte duke u rritur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kjo nuk është vetëm historia ime, kjo është historia e shumë nënave që ashtu si unë përballen vazhdimisht me presionin e këshillave që jepen nga personat që i rrethojnë. E rëndësishme është të luftoni për të krijuar një ekuilibër mes presioneve shoqërore dhe instikteve tuaja! /pernenat

Artikulli paraprakAbdixhiku: Nuk e mbështes buxhetin që merr nga shëndetësia dhe u jep falsifikatorëve
Artikulli i rradhës Ushqyerja me gji, si duhet të kujdeset nëna për veten

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.