Dihet tanimë se stresi është sëmundja e shekullit. Ky problem sigurisht që shoqërohet edhe me probleme të tjera për njerëzit.
Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka raportuar për nivelin e lartë të stresit tek gratë shqiptare, si dhe lidhjen e ngushtë me infertilitetin.
Kështu, u bë e ditur se infertiliteti i lidhur me stresin në Shqipëri raportohet më i lartë se në vendet e zhvilluara dhe në nivel të njëjtë me vendet në tranzicion.