Shkaktaret e infeksioneve jane te njejtet, si ne rastin jashte shtatzanise; viruset, bakteret, protozoaret.
Sa me shume qe afrohet casti i lindjes, me te mundshme jane infeksionet bakterale (streptokoket e grupit B). Obligative nje strisho vaginale tek cdo shtatezane dy jave para lindjes per shkak te patogjenezes se larte te streptococcus betta hemoliticus gr B ne vagine dhe ne urinokulture gjate shtatzanise.
Parandalohen shume infekcione me marjen e analizes strisho vaginale,strisho cervikale dhe urinokultura x 3. Rendesi te vecante kane infeksionet virale (rubeola, varicela, citomegalovirus, parvo virus B19). Pesha, zgjatja dhe ecuria e infeksioneve varet nga numri dhe virulenca e shkaktarit, vetite imunobiologjike, pra vetite mbrojtese te shtatzenes, rruget e perhapjes se infeksionit si dhe vjetersia e shtatzenise
Shtatzania eshte nje periudhe shume e pershtatshme per zhvillimin e nje infeksioni. Gjate shtatzanise eshte i deprimuar funksioni i limfociteve T, shume shpesh ndryshon flora normale e kanalit te lindjes.
Infeksionet mund te shfaqen gjate shtatzanise, lindjes ose pas lindjes. Rruget e infeksionit mund te jane ascendente- ngjitese, nga vagina dhe descendente nga tubat uterine. Rruge te tjera te shfaqjes se infeksionit jane rruget hematogjene permes gjakut,spermes ,limfes …
Bebet, te rrezikuara ne varesi te kohes se infektimit
Ndikimi i infeksionit te bebi varet shume nga periudha ne te cilen ndodh infeksioni (vjetersia e shtatzanise). Ne rastet kur infeksioni ndodh ne 12-te javet e para te shtatzanise mund te shkaktohen embriopatite, demtimi i embrionit.
Embriopatite nuk jane specifike per llojin e shkaktarit te infeksionit, por jane specifike per fazen e zhvillimit ,vjetersise se shtatzanise kur ka ndodhur infeksioni. Nese ndodhin demtime te renda te embrionit, ndodh deshtimi spontan. Kete veprim e shfaqin te gjite gjitha infeksionet piogjene, infeksionet me toksoplazme ose me listerje, por edhe varicella ose chlamydia tracchomatis eshte shksktari me i shpeshte i aborteve.
Fetopatite, perkufizohen si demtim i fetusit ne fazat e mevonshme te shtatzanise, pas javes se 12-te te shtatzanise deri ne lindje. Nese infeksioni vjen ne kete periudhe te shtatzanise, pasojat e mevonshme varen nga lloji i shkaktarit te infeksionit. Infeksioni i fetusit ka rrjedha te ndryshme nese ka ardhur deri te infeksioni me toksoplazma, varicele ose rubele.
Mund te shfaqen demtime te sistemeve te ndryshme te organizmit, ngecje intrauterine te rritjes, lindje para kohe, por mund te lind femije krejtesisht i shendoshe, pa pasoja te mevonshme. Kur behet fjale per infeksion vetem te nenes, atehere infeksioni ne shtatzani mund te kaloje pa asnje efekt negativ te foshnja. Pasojat e mevonshme shfaqen ne forme te leucemise , tumore te sistemit nervor qendror , ose karcinomit hepatocelular primar .
Infeksioni mund te rrezikoje jeten e te dyve
Kur eshte ne pikepyetje ndikimi i infeksionit ne ecurine e shtatzanise, dhe per shtatzenen mund te priten pasoja edhe me te medha, sidomos nese keto infeksione jane te shoqeruara me temperature te larte trupore, ose infeksionet pas lindjes ne periudhen e puerperiumit, ose pas deshtimit. Ne keto raste, ecuria e infeksionit merr karakter shume te rende, shfaqen numer i madh komplikimesh, me pasoja te renda.
Si pasoje e infeksionit gjate shtatzanise shfaqen infeksionet e cipave amniale dhe plasja e parakohshme e cipave amniale, e shoqeruar me deshtim spontan ose lindjen para kohe, gje e cila shoqerohet me shkalle te lart te fatalitetit.
Testet tregojne gjendjen e antitrupave
Infeksionet ma te rendesishme ne shtatzani perfshihen me shkurtimin T O R C H. Ne kete rast T eshte shkurtimi per Toksoplazmozen, O (perfshijne hepatitin B, Parotitin, Treponema palidum), R eshte shkurtimi per rubeolen, C eshte shkurtimi per citomegalovirus, dhe H paraqet shkurtimin per herpes simplex virus.
Simptomat e ketyre infeksioneve sillen nga shkalla e lehte ne te moderuar, e shoqeruar me dobesim te pergjithshem, ngritje e lehte e temperatures, rritje e nyjeve regjionale limfatike, pucrra-manifestim ne lekure, ndersa demtimet e fetusit jane shume te medha. Disa nga keto infeksione jane te shoqeruara me embriopati tipike per keto infeksione.
Si te semundjet e tjera ne shtatzeni edhe ketu mbrojtja vendit te lindjes ka rendesi te vecante. Per shumicen e infeksioneve te permendura, ekzistojne teste specifike ne gjak, permes te cileve mund te zbulohet se a ka qene e semure shtatzena nga keto semundje dhe a ka antitruptha mbrojtese, te cilet mbrojne bebin gjate shtatzanise.
Percjellja e shtatzanise me ekzaminime ultrasonografike, duke kerkuar simptoma te mundshme, e ne disa raste sipas nevojes edhe me ane te amniocentezes, mund te sqarojne se a eshte bebi i infektuar apo jo. j infeksioni gjate shtatzenise eshte i rrezikshem dhe duhet parandaluar (prevenuar).
Rreziku 9 muaj, asnje vaksine vec asaj te poliomelitit
Shtatzania nuk eshte kohe-periudhe ne te cilen mjeket te insistojne ne vaksinimin e rregullt te shtatzanave, edhe pse nuk jane te gjitha vaksinat te ndaluara per t u bere ne shtatzani. Gjithesesi, parim themelor eshte te mos behet asnje vaksinim me virus te gjalle (vaksina kunder fruthit, rubeoles, shytave-parotitit dhe tuberkulozit), e as ne raste kur viruset jane te trajtuar, pasi edhe ne keto raste, mund te priten demtime te fetusit.
I vetmi perjashtim behet te poliomieliti, ethet e verdha, kunder te cilave shtatzena duhet patjeter te vaksinohet, nese gjate periudhes se shtatzanise udheton per arsye te ndryshme ne vende ne te cilat ekziston rreziku nga infektimi me keto semundje (Afrika Qendrore, Afrika Jugore dhe Azia jugperendimore).
Ne rast se shtatzena vjen ne kontakt me te semur nga fruthi, rubeola ose varicela, e ne anen tjeter nuk e di se a ka qene vete e semure nga keto semundje, duhet te kontrollohet niveli i antitrupthave ne gjak, dhe te percaktohet statusi imunologjik. Ne rast te mungeses se antitrupthave kunder semundjeve te permendura, ne vend te vaksinimit duhet te aplikohet terapi mbrojtese me imunoglobuline.
Kur eshte fjala per te semure me tuberkuloz, statusi imunologjik i shtatzanave kontrollohet me testin e tuberkulines. Kur behet fjale per vaksinim, te te cilat vaksina permbajne baktere ose viruse gjysme te vdekura, atehere shtatzenave u lejohet qe te vaksinohen. Ky vaksinim me keto vaksina mund te behet sidomos nese gruaja rrezikohet potencialisht nga keto semundje:
• poliomieliti • influenca • hepatiti B • tetanosi • difteria • tifoja • kolera • encefaliti • terbimi. Gjithsesi vizitat me me gjinokologun e juaj per cdo konsulte.