Shkruan: Razije Musa
Ato janë të ëmbla dhe simpatike e ne nuk iu rezistojmë dot pa i puthë. Por, a e dini pse nuk bën t’i puthim duart e bebeve?
Bebja lind me instiktin e thithjes, për këtë arsye veprimi i parë që ato mësojnë sapo të vijnë në këtë botë është thithja e gjirit.
Nuk kalojnë shumë javë dhe ato poashtu fillojnë t’i thithin gishtat e vetë, duke e vazhduar me tërë shuplakën e dorës.
Bebja lind me imunitet, por ajo nuk është rezistent prej viruseve dhe baktereve që na rrethojnë ne.
Prandaj nëna, ju lutem kursejeni foshnjën tuaj prej kësaj dukurie. Kush duhet t’i puthë bebet?
Prindërit dhe anëtarët e ngushtë të familjes. Por, edhe familja duhet të jetë e rezervuar nëse ka ndonjë gjendje virusale apo bakteriale Gjithashtu edhe fëmijët që vijnë nga shkolla janë bartës të mëdhenj të viruseve.
Praktikoni t’i këshilloni t’i pastrojnë duart dhe t’i heqin rrobat e shkollës. Tregoni që bebja nuk ka imunitet derisa gradualisht e ndërton atë Vetë dhe derisa të fillon vaksinimi.
Por, mos ta ndjejnë fëmijët e tjerë që ju po e izoloni vëllain apo motrën prej tyre, por ta bëjnë këtë me shumë dashuri për bebën e juve.
Vlen të theksohet që asnjëherë nuk duhet t’iu vije keq nëse i thuani vizitorëve tjerë të pastrojnë duart dhe mos ta puthin bebën e posaçërisht duart, sepse çdo virus e bakteri me anë të pështymës mbet në duart e bebës dhe është fatale.
Kjo pasi, bebja instinktivisht futë duart në gojë dhe në atë pjesë nuk bën assesi t’i puthim sepse viruset dhe bakteriet kanë mbet dhe futen në gojë të bebës.
Jo gjithmonë është shenjë që bebja i mban duart në gojë që ai/ajo është e uritur. /Gazeta Shneta/