Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E frikshme! Ja çfarë ndodh me trupin nëse merrni ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve një javë rresht

Jetë 11/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përdorimi i ibuprofenit ose ilaçeve të zakonshme për lehtësimin e dhimbjeve për një javë rresht rrit rrezikun për atak në zemër, sugjeron një studim i ri.

Të dhënat nga gati 450 mijë pacientë i kanë lidhur 5 llojet e ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve – ibuprofeni, celecoksoib, diklofenaku, naprokseni dhe rofekoksib – me problemet në zemër.

Hulumtuesit shkencorë kanadezë kanë zbuluar se njerëzit që i marrin këto ilaçe në doza të larta, të quajtura ndryshe ilaçe anti-inflamatore jo-steroidale, janë më të rrezikuar. Dhe rreziku nis të rritet vetëm një javë pasi keni filluar t’i përdorni këto ilaçe.

Me fjalë të tjera, rreziku për atak në zemër rritet me gati 5 herë krahasuar me ata që nuk marrin asnjë ilaç.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Montreal theksojnë se rreziku për atak i shkaktuar vetëm nga marrja e këtyre ilaçeve është vetëm 1% në vit. Megjithatë, ata thonë se mjekët duhet të marrin në konsideratë mjekimet alternative për lehtësimin e dhimbjeve.

Në një artikull të botuar tek Revista Mjekësore Britanike, hulumtuesit shkencorë thonë: Duke qenë se rreziku për atak akut në zemër fillon të shfaqet që në javën e parë dhe bëhet më i dukshëm në muajin e parë të trajtimit me doza të larta, mjekët duhet të marrin në konsideratë peshën e rrezikut dhe përfitimet e ilaçeve anti-inflamatore jo-steroidale para se të japin trajtimin, sidomos për dozat e larta”./Gazeta Shendeti/

Artikulli paraprakShmangni venat në këmbë, me këto trajtime natyrale
Artikulli i rradhës 7 vaksinat që çdo bebe duhet t’i marrë, para se t’i bëj 1 vjeç

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.