Para vetëm pak çastesh, ndodhi një aksident shumë afër Postës së Madhe në Prishtinë, raporton Gazeta Shneta.
Një person ka goditur një grua me veturë, e cila po kalonte rrugën për të hipur në trotuar. Edhe pse nuk është goditur rëndë, ajo është alivanosur ndërsa personat tjerë iu afruan për ndihmë.
Shoferi që e ka goditur doli nga vetura, ndërkaq dëshmitarët që e panë rastin njoftuan ambulancën dhe policinë.
Me të mbërritur policia, personi që e ka goditur gruan, tenton të largohet nga vendi i ngjarjes, ashtu siç shihet edhe në video.
Dëshmitarët i vihen pas, megjithatë ai me forcë arrin të largohet.
Policia që erdhi në vendin e ngjarjes, bëri të ditur se iu vë pas menjëherë personit të dyshuar, ndërkaq viktima është jashtë rrezikut për jetë. /Gazeta Shneta/