Ata i kanë gishtat aq të vegjël, të njomët, e të butë, e si të mos i kushtoni vëmendje?, transmeton Gazeta Shneta.
Pavarësisht madhësisë së tyre, ju duhet të keni kujdes sa herë i prekni, qoftë edhe thonjtë e gishtit të tyre më të vogël.
Herë pas here, duhet t’ia pastroni duart me locion, madje t’ua preni thonjtë sapo të fillojnë t’iu rriten, pasi e dini edhe vetë sa shpesh i fusin gishtërinjtë e vegjël në sy, dhe prekin fytyrën e tyre të butë. Mikrobet shumë të vogla, futen në mes të thonjve dhe gishtërinjve të trashë e të vockël, e krejt ajo i futet në sy, po që se nuk ia pastroni.
Në rast se nuk i rrini gati thonjëve të këmbëve të bebeve, rritja e tyre mund të shkaktojë probleme qysh në vegjëli, kështu duke i hyrë thoni brenda në mish, gjë që parandalohet duke ia prerë thonjtë kohë pas kohe.
Diçka tjetër që duhet të dini!
Herë pas here, mbusheni një enë të madhe me uj të ngrohtë dhe merreni një sapun, pastrojani bebes këmbët e duart e vockla për rreth 10 minuta, jo vetëm se ia largoni mikrobet, por edhe i jepni energji bebes. /Gazeta Shneta/