Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“E kam në mendje por s’mund ta nxjerri”, ja çfarë thotë shkenca kur harroni të thoni diçka

Jetë 27/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
happy or sad
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim mbi aktivitetin elektrik të trurit i publikuar në Nature Communications mund të shpjegojë tashmë pse ndodh kjo gjë.

Origjina e përbashkët

Sipas Adam Aron nga Universiteti i Kalifornisë së San Diego, ai që e ndërpret fluksin e mendimeve është i njëjti mekanizëm që bllokon në mënyrë të befasishme lëvizjet tona kur për shembull kur dalim nga ashensori dhe përballë gjejmë dikë tjetër që pret shumë pranë derës.

Përgjegjësi kryesor i atyre ndërprerjeve të papritura të veprimeve motorike është ndoshta edhe nga anulimi i papritur i rrjedhës së mendimeve – është bërthama subtalamike, një formacion i vogël neuronesh që gjendet diencephalon, një pjesë e trurit njerëzor në qendër të kafkës.

Një test kujtese

Përgjatë studimit të tyre, Aron dhe kolegët e tij kanë mbikëqyrur 20 vullnetarë të shëndetshëm dhe 7 të sëmurë nga parkinsoni duke i caktuar një detyrë kujtese: të mbanin në mendje një varg karakteresh. Interesi për parkinsonin nuk është rastësor.

Në fakt, mund të ndodhë që flukset e mendimeve të atyre që vuajnë janë veçanërisht të qëndrueshëm dhe vështirë për t’u shpërbërë; hipoteza është që, të njëjtat struktura cerebrale që kryejnë një superpunë për të bllokuar dridhjet tipike të sëmundjes, i bëjnë pacientët edhe super të mbrojtur dhe këmbëngulës në mendimet e tyre.

Efekti surprizë

Ndërkohë që vullnetarët provonin të fiksonin në mendje shkronjat, ata kanë dëgjuar tinguj të thjeshtë monotonë. Por në disa raste, disa nota janë zëvendësuar nga cicërimat e papritura të një zogu: një stimul mjaftueshëm i çuditshëm për të çorientuar personat e marrë në studim. Aktiviteti elektrik cerebral i regjistruar gjatë “surprizës tingëllore” u shfaq i njëjti me atë të ndërprerjes tipike të lëvizjes: ajo që u përfshi qe pikërisht bërthama subtalamike. Sa më shumë punonte kjo strukturë aq më e vështirë qe për subjektet që të sillnin në mendje vargjet e shkronjave.

Bazat e krahasueshme

“Ajo që kemi demonstruar deri më tani – thonë shkencëtarët – është se ngjarjet e papritura përfshijnë të njëjtin qark truri që përdorim për të bllokuar qëllimisht veprimet tona; ky mekanizëm duket se ndikon gradën me të cilën këto ngjarje ndikojnë mbi fluksin e mendimeve që kishim (përpara se të ndërpriteshim).

Antik sa njeriu

Mbetet për t’u kuptuar se përse ndodh kjo gjë: mbase, për arsye evolutive. Kur ecnim për në savanë duke fantazuar për darkën, kjo aftësi për të ndërprerë në mënyrë të menjëhershme mendimet për t’u kthyer në realitet duhet të na shpëtojë shumë herë jetën, duke na përqendruar mbi stimujt e rrezikshëm. Zbulimi mund të ketë ndikime të rëndësishme te pacientët me sëmundjen e parkinsonit gjithashtu edhe tek ata që vuajnë nga shqetësime të ndryshme në lidhje me vëmendjen.

 

Artikulli paraprak12-vjeçari e vrau vëllain bebe me thikë, ai tha: Dua të rri me nënën
Artikulli i rradhës Studim: Ilaçi i ri për femrat që nuk mund të mbesin shtatzënë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.