Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A e keni pyetur ndonjëherë veten: Përse flemë?

Jetë 19/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ne po e kryejmë këtë proces të përditshëm dhe nuk mund të kalojmë shumë kohë pa fjetur. Dihet se ne flejmë për të pushuar, por pse nuk mund të pushojmë pa fjetur?

Ajo çka tashmë dihet me siguri, është fakti që gjumi luan një rol parësor dhe të domosdoshëm në jetën tonë dhe na shërben për të pasur marrëdhënie më të mira me botën e jashtme.

 Pyetja përse flemë, ka intriguar gjithmonë shkencëtarët, të cilët janë thelluar hap pas hapi ndërsa eksperimentet e shumta nxjerrin në pah rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë për mirëqenien dhe vetë jetën tonë, orët e errësirës së natës.

Por, çfarë ndodh kur ne jemi në gjumë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje ka disa teori.

Gjatë gjumit, truri ynë përjeton dhe përpunon të gjitha përvojat e ditës. i çmonton, i kategorizon dhe i vendos ato në zona të ndryshme të tij. Dhe aty qëndrojnë në formën e kujtimeve.

Ky lloj spastrimi është ajo ndjesi që në mëngjes e quajmë “çlodhje”, apo “mendje të lehtë”.

“Gjumi është një magji më vete”, thotë professor Robert Stickgold, që konsiderohet si një nga pionierët e studimeve në këtë fushë.

Ai tregon se organizmi ynë i të menduarit, gjatë natës, nuk kufizohet vetëm në vendosjen rregull në tërësinë e ngjarjeve që përjetojmë gjatë ditës, por në shumë më tepër.

Sipas tij, gjatë natës bëhet përpunimi i përvojave dhe në njëfarë mënyre integrimi i përvojave të reja jetësore me ato të vjetra.

Një gjumë i mirë na mban në formë dhe na ruan nga sëmundje të ndryshme të zemrës, të cilat në mungesë të tij do të agravoheshin dhe do të ishin më të shpeshta.

Kështu, mungesa e gjumit, ose mosngopja me gjumë e rrit hormonin e grelinës që është i lidhur me oreksin dhe ul atë të leptinës që ka të bëjë me ngopjen. Mungesa e pushimit jo vetëm aktivizon gjithë mekanizmin e stresit, por krijon edhe probleme të vërteta fizike.

Patë në këtë këndvështrim gjumi konsiderohet prej studiuesve një nga tri shtyllat kryesore të shëndetit të njeriut së bashku me dietën dhe ushtrimet fizike./Top Channel

Artikulli paraprakMetodat për të mbrojtur fëmijët nga pickimi i insekteve
Artikulli i rradhës Si të mësoni fëmijën të qëndrojë vetëm e t’i hiqni frikën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.