Një çift i krishterë e la fëmijën e tyre të vdesë nga verdhëza për arsye se ata besojnë që “Perëndia nuk bën gabime” duke nënkuptuar se ajo do të ringjallet dhe do të ribashkohet me prindërit.
Jozueu, 36 vjeç dhe Rachel Piland, 30 vjeç, nga Lansing, Michigan, u akuzuan për vrasje të pavullnetshme muajin e kaluar pasi injoruan këshillat e mjekut për trajtim mjekësor për vajzën e tyre të porsalindur Abigail Piland, e cila vdiq tre ditë më vonë më 9 shkurt, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Pak javë më vonë, fëmijët e tjerë të çiftit, dy djem të moshës dy dhe tre vjeç, u morën nga shteti për neglizhencën e kujdesit që kishin treguar ndaj tyre.
Në kohën e lindjes së saj, Abigail u duk e shëndetshme dhe nuk kishte shqetësime për mirëqenien e saj.
Por kur mamia mjeke, e cila kishte ndihmuar në lindjen e dy fëmijëve të tjerë të, i tha Rakelës se Abigail u shfaq me një verdhëz në fytyrë dhe e këshilloi që ta dërgoj tek mjeku.
Scaccia tha se Rakela nuk pranoi të kërkonte ndonjë trajtim mjekësor për Abigail’in, duke thënë se ‘Perëndia nuk bën gabime’, ku nënkuptonte se i porsalinduri ishte i mirë.
Por gjendja e foshnjës vetëm sa u përkeqësua dhe më 8 shkurt, Abigail filloi të ketë kollitje me gjak.
Gjykata gjithashtu dëgjoi se ata besonin se do të bashkohen me vajzën e tyre, sepse ata mendojnë se ajo do të ringjallet.
Ata janë të dy anëtarë të Kishës së Kuvendit të Lirë në Lansing ku nuk besojnë në trajtimin mjekësor.
Dy prindërit e çuditshëm për këtë Gjykata mund të vendosë një dënim me burg deri në 15 vite./Periskopi/