Pothuajse çdo veprim i saj publik bëhet lajm në mediet rozë, ajo sot ka 33 vjetorin e lindjes së saj, derisa ndan me ndjekësit e saj një fotografi të ëmbël.
Bëhet fjalë për Fjolla Morina, e cila sot feston ditëlindjen, derisa në shenjë urimi për veten, dhe mirënjohje për familjarët dhe miqtë e saj, ajo ka zgjedhur këtë imazh.
‘’Po hap edhe nje vit tjeter ne jeten time. E bekuar por mbi te gjitha me koken lart sepse po le pas nje vit ku nuk kan munguar momente te lumtura,te hidheruara,gezime,deshtime e sfida. Por te gjitha keto me kane bere ate qe une jam sot,nje femer e fort dhe me karakter. Shume mirenjohese per te gjithe ato njerez qe me kane qendruar prane ne dite te mira dhe ato te keqija’’, ka shkruar këngëtarja përbri fotografisë së publikuar.