Definicioni i Menopauzës
Menopauza definohet si mungesa e ciklit menstrual për 1 vit. Është koha në jetën e një gruaje kur funksioni i vezoreve pushon.
Ky proces nuk ndodhë gjatë natës por është një proces gradual. Kjo është ajo qo quhet tranzicioni para-menopauzor që përjetohet ndryshe te secila grua.
Mosha mesatare e hyrjes në menopauzë është 51 vjet, por menopauza mund të vijë edhe në vitet e hershme të 30-ta apo edhe më vonë kur ju jeni 60 vjeçe.
Simptomat e menopauzës
Kjo periudhë e jetës së një gruaje kur ajo më nuk mund të riprodhojë mund të vijë fillimisht me një periudhë para-menopauzore si dhe të pasohet nga faza pas-menopauzës. Simptomat në të trija fazat variojnë nga gruaja në grua. Sidoqoftë, simptomat më të zakonshme të menopauzës përfshijnë:
- Ndjenja të nxehtësisë
- Ndryshime të disponimit
- Lodhje
- Stress
- Maramendje
- Thatësi apo kruarje të vaginës.