Testi i atësisë zakonisht jep një përgjigje të drejtpërdrejtë – një burrë ja është ja s’është babai i fëmijës. Por për një grua në New Jersey gjërat janë më të komplikuara.
Është vërtetuar se burri i cili ajo mendonte se ishte babai i binjakëve të saj është babai i vetëm njërit prej binjakëve. Ky rezultat është aq i rrallë sa që ky fenomen quhet superfekondimi.
Por ja që këso gjëra nuk janë të pamundura.
Sipas shkencëtarëve, kur një grua ka marrëdhënie seksuale me dy meshkuj për një periudhë të shkurtë kohore, derisa është në fazën e ovulimit, është e mundur që të dy burrat ta lënë shtatzënë atë. Një gjë e tillë i ka ndodhur gruas në New Jersey.
Në këtë rast dy bebet nuk ndajnë gjenetikën e njëjtë.