Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E tmerrshme: Foshnja në QKUK lind në pllaka!

Lajme 06/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ishte shtrirë  me gëzim në  Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të sjell në jetë fëmijën e saj të tretë.

Mirëpo, Vahide Tasholli nga Ferizaj nuk arriti të përjetoj gëzimin e njëjtë sikur nënat tjera brenda dhomës ku u shtri për të lindur, shkruan Indeksonline.

Tërë kjo pasi në momentin kur Tasholli po përjetonte dhimbjet e fundit të lindjes, asnjë mjek nuk ishte i pranishëm në sallë të lindjes.

Foshnja e porsalindur kishte rënë mbi pllaka duke pësuar lëndime serioze me të ardhur në jetë nga neglizhenca e stafit mjekësor. Kështu tregojnë burime të besueshme brenda QKUK-së.

“Indeksonline” ka vizituar për së afërmi nënën e cila nuk nxori zë prej goje pos kësaj fjale.

“Qaty kenë motrat… Me kanë që ishin kujdes bash qashtu s’ish ra”, ishin fjalët e vetme që nëna ka zgjedhur t’i thotë me gjithë frikën që ka për gjendjen e djalit të porsalindur.

Rrëfimi i babait

Ndërkohë, në anën tjetër babai i foshnjës ka zgjedhur të jetë më i zëshëm në këtë rast.

Ai e ka konfirmuar ngjarjen duke treguar se foshnja ka pasur gjakderdhje prej atij momenti. Derisa ka treguar se i është ofruar edhe gjak për të tejkaluar gjendjen e tmerrshme.

“Fakt është që u ra, mirëpo pa marr rezultat unë nuk po guxoj me dhanë kurrfarë interviste. Se është ky rast që ka ndodh. Bebja është gjallë ama tjetër sen nuk mundem me dit. Ka gjakderdhje. Tash janë tu e përcjell a po i ndalet gjakderdhja. Ngjarja është e vërtetë. Gjendjen po thonë jem tu e këqyr. Jena tu e përcjell. Pram i kanë dhanë gjak se ka pas nevojë për gjak.  Po tutemi për shkak të bebes”, ka folur me plot mllef prindi i foshnjës që nuk do ta zbuloj identitetin.

Klinika e Gjinekologjisë : Po hulumtojmë dokumentacionin

Në Klinikën e Gjinekologjisë, nuk pranojnë të flasin për rastin. Madje, deklaratat që ky repart ka dhënë për Indeksonline janë qesharake.

Myrvete Paqarada, drejtoreshë në Klinikën e Gjinekologjisë, e kontaktuar nga Indeksonline konfirmon se janë duke hulumtuar rastin, ndërsa mundohet të i ik kësaj përgjegjësie me arsyetimin se ka qenë në pushim.

Derisa Paqarada konfirmon se po e hetojnë dokumentacionin, duket se shpejt t’i ketë rënë pishman për këtë deklaratë, pasi kur pyetet se a është në dijeni për rastin, përgjigjet se nuk është në kurrfarë dijenie.

“Unë nuk mundem me iu dhanë një sqarim se edhe ne jemi tu e hulumtu dokumentacionin. Unë jam në pushim mjekësor nuk kam qenë në punë këto ditë.  Tek kur dal në punë se i kam do probleme. Nesër kam me udhëtu për Zagreb. Mandej shohim çka ka ndodh e qysh ka ndodh. Pyetjet duhet t’i dërgoni tek zyra për informim në kuadër të QKUK-së. Jo jo nuk jam në dijeni kurrë farë dijenie. Por zyra për informim i ka të gjitha të dhënat nëse ka ndodh diçka e atillë”, ka thënë Paqarada. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjihuni me Lynlee, beben që lindi dy herë (Foto)
Artikulli i rradhës Ekspertët: Ja deri në ç’muaj nuk duhet t’u jepni ujë bebeve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.