Jeff dhe Margaret Boemer ishin tejet të lumtur kur morën vesh lajmin se do të sillnin në jetë edhe fëmijën e tyre të katërt, edhe këtë herë një vajzë. Por kur shkuan në kontroll, mjeku pa që kishte një defekt tepër të rrallë tek bebja.
Foshnja kishte një tumor shumë të madh në shtyllën e saj kurrizore, gjë që edhe për mjekët ishte e rrallë dhe nuk kishin parë më herët, transmeton Gazeta Shneta.
Ky tumor njihet si “Sacrococcygeal”, dhe është një tumor shumë i rrallë i cili zakonisht zhvillohet tek bebet e porsalindura dhe ndodh një në 35,000 lindje, gjithashtu ndodh më shpesh tek djemtë se sa vajzat.
Doktori Darell Cass shpjegoi se ky tumor nuk shkakton ndonjë problem në fetus, kështu që vendosën të prisnin derisa të lind vajza e më pas t’ia largojnë me operacion. Por kjo gjë doli të jetë e pamundur.
Në disa raste, fëmijët nuk mund ta përballojnë dhe nga sulmi në zemër mund të vdesin.
Margaret fillimisht deshi të heqë dorë nga kjo shtatzëni, më pas vendosi të hyjë në një operacion që në fakt edhe konsiderohej i rrezikshëm.
Megjithatë, ajo hyri në këtë procedurë të rrezikshme. Kirurgët kryen një operacion cezarian për t’ia hequr mitrën para se të bëjnë ndonjë prerje tek vajza.
Operacioni kaloi me sukses, ata arritën të heqin 90% të tumorit.
Pas operacionit, vajza u fut përsëri në barkun e nënës, dhe me kohë gjithçka u stabilizua.
Kjo do të thotë se Lynlee lindi dy herë, një herë para kohe dhe një herë normalisht.
Lynlee tani po jeton në rrethin e saj familjar pa asnjë problem shëndetësor, ndërkaq prindërit janë tejet të lumtur që pas gjitha vështirësive, tani kanë edhe një vajzë të vogël të shëndetshme. /Gazeta Shneta/