Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspertët: Ja deri në ç’muaj nuk duhet t’u jepni ujë bebeve

Këshilla për shtatzëna 06/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekspertët i këshillojnë prindërit të shmangin ushqyerjen me ujë të bebeve, të paktën deri sa të mbushin 6 muajsh. Ushqyerja me ujë nuk i privon të sapolindurit vetëm nga marrja e lëndëve ushqyese të rëndësishme, por mund të çojë edhe në intoksifikim fatal nga uji.

Edhe pse shumë prindër e shohin ujin si një opsion i shëndetshëm për bebet e tyre të sapolindur, ai mund të çojë në pasoja shumë të rënda nëse e teproni me të (nëse u jepni më shumë ujë seç duhet).

Derisa të mbushin gjashtë muajsh, disa ekspertë rekomandojnë që fëmijët të ushqehen vetëm me qumësht gjiri.

Në uebsajtin e NHS thuhet: “Bebet që ushqehen me gji nuk kanë nevojë për ujë derisa të fillojnë të hanë ushqime”, shkruan Shendeti.

Edhe ekspertja Katie Keratsky, nga uebsajti Mayo Clinic, jep të njëjtën këshillë: “Edhe në ditët shumë të nxehta, bebet mund të marrin hidratimin e duhur nga qumështi i nënës”.

Qumështi i nënës përmban disa nga vlerat ushqyese  më të rëndësishme për bebet, që i ndihmojnë ata të rriten.

Disa nga lëndët më të rëndësishme, si proteinat, karbohidratet, yndyrat, vitaminat dhe mineralet, nuk gjenden tek uji. Edhe pse uji i ngop bebet, ai nuk u siguron të njëjtën energji ose vlera ushqyese për të cilat kanë nevojë për t’u rritur.

Në disa raste, sasia e lartë e ujit mund të jetë fatale për foshnjat.

“Intoksikimi i ujit ndodh kur konsumoni shumë ujë në një periudhë të shkurtër kohe dhe nivelet e sodiumit në gjak bien …duke shkaktuar një situatë tragjike”, tregon Katie. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakE tmerrshme: Foshnja në QKUK lind në pllaka!
Artikulli i rradhës Kjo është nëna nga Prishtina që ka lindur në korridorin e QKUK-së (VIDEO)

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.