Shtretërit nuk shfrytëzohen vetëm për gjumë – ne kalojmë kohë duke u përqafuar apo duke shikuar TV derisa shtrihemi në to.
Ne shpenzojmë më shumë se 50 orë në javë në shtrat vetëm duke fjatur dhe madje edhe më shumë nëse kalojmë shumicën e kohës së lirë duke shikuar TV.
Edhe pse të gjithë e duan erën e freskët të çarçafëve në shtrat, ne mund të themi me siguri se nuk i kushtojmë vëmendje atyre, transmeton Gazeta Shneta.
Larja dhe ndërrimi i çarçafëve mund të jetë një punë e lodhshme, kështu që shumë prej nesh nuk i ndërrojnë ato vazhdimisht.
Megjithatë, sipas studimeve më të reja, praktika e mos-ndërrimit të çarçafëve në mënyrë të vazhdueshme mund të sjell rrezik të madh në shëndetin tuaj.
Dr.Lisa Ackerley shpjegon se cilat simptoma shfaqen si shkak i mos-ndërrimit të çarçafëve, të cilat siç e cekëm edhe më lartë, mund të sjellin rrezik të madh.
1. Staphylococcus aureus
Ky bakter i rrezikshëm mund të rritet në shtretërit tanë dhe të shkaktojë infeksione të traktit urinar, mushkërisë dhe lëkurës.
2. Aknet
Nëse jeni duke vuajtur nga aknet, ju duhet të ndryshoni jastëkët tuaj çdo dy ditë për të zvogëluar ekspozimin ndaj baktereve.
3. Ftohjet dhe gripi
Nëse shpesh vuani nga ftohjet dhe gripit, kjo mund të ndodh si shkak i mos-ndërrimit të çarçafëve.
4. Marimat e pluhurit
Marimat e pluhurit nuk mund të jenë përgjegjës për ndonjë sëmundje, por ato mund të jenë mjaft problem nëse jeni alergjik ndaj tyre./Gazeta Shneta/