Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” historia e një çifti të rinjsh ka emocionuar pa masë publikun, pasi një djalë i quajtur Bleriani i propozoi për martesë të dashurës së tij, por për t’ia bërë të paharrueshëm këtë moment ka kërkuar ndihmën e emisionit.
Bleriani së bashku me stafin e emisionit i kishin organizuar një lojë Juelës në mënyrë që ajo mos ta harronte kurrë këtë moment.
Arbana ka ftuar Juelën në studio dhe i ka shpjeguar se atë në emision e ka ftuar një vajzë që quhet Anxhela, e cila pretendon se është e dashura e Blerianit.

Anxhela rrëfeu se prej 6 muajsh ishte në një lidhje me Blerianin dhe madje për ta bërë më të besueshme historinë solli edhe disa prova.
Pavarësisht fakteve, Juela nuk e besoi këtë tradhëti, mirëpo Arbana i ka kërkuar Juelës që të dal nga studio në mënyrë që Bleriani të ballafaqohet me Anxhelën dhe të zbulohet e vërteta.

Në momentin kur Juela është rikthyer në studio për të kërkuar përgjigje, Bleriani e ka surprizuar me një propozim për martesë.
“Më fal që të bëra të kalosh këtë, ti je gjithçka për mua. A do të martohesh me mua ?”. Ne fund program i dhuroi çiftit një udhëtim, destinacionin e të cilit do ta zgjidhnin ata vetë.”, i ka thënë Bleriani ndërkohë që ishte ulur në gjunjë.



