Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këta janë vrasësit e fëmijëve tuaj

Jetë 23/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përpjekjet e bashkërenduara për të kontrolluar diarrenë dhe pneumoninë, vrasësit më të mëdhenj të fëmijëve nën moshën pesë vjeçare, mund të shpëtojnë çdo vit deri në 2 milionë fëmijë të varfër në botë, ka thënë Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

Sipas një raporti të Fondit, jetët do të mund të shpëtohen kryesisht në Afrikën sub-Sahariane dhe Azinë Jugore.

“Ndërhyrjet e thjeshta mund të tejkalojnë dy nga pengesat më të mëdha në rritjen e një fëmije dhe të ndihmojnë, që secilit fëmijë t’i jepet një shans e drejtë për t’u rritur”, tha Entoni Lajek, drejtor ekzekutiv i UNICEF-it.

Studimi bën thirrje për planifikim koherent të shpërndarjes së besueshme të vaksinave të reja kundër shkaktarëve të pneumonisë dhe diarresë, duke përfshirë ato kundër virusit të gripit, rotavirusit dhe bakterit pneumokokal.

Në raport, theksohet se një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të mbrojtur fëmijët nga sëmundjet është ushqimi vetëm me gji i fëmijës gjatë gjashtë muajve të parë të jetës, edhe pse më pak se 40 për qind e foshnjave marrin një mbrojtje të tillë.

“Foshnjat që nuk ushqehen kanë 15 herë më shumë gjasa për të vdekur për shkak të pneumonisë sesa foshnjat që ushqehen vetëm me gji”, thuhet në raport.

Pneumonia dhe diarreja, të cilat shpesh ndodhin në të njëjtën kohë,janë përgjegjëse për 29 për qind të vdekjeve te fëmijëve nën moshën pesë vjeçare në të gjithë botën – ose më shumë se 2 milionë në vit.

Afër 90 për qind të fëmijëve që vdesin nga këto dy sëmundje jetojnë në Afrikën sub-Sahariane dhe në Azinë Jugore, thuhet në raport.

Raporti thekson se rreth gjysma e këtyre vdekjeve ndodhin kryesisht në pesë vendet e varfra dhe me popullsi të madhe: Indi, Nigeri, në Republikën Demokratike të Kongos, Pakistan dhe Etiopi.

Në raport thuhet se në këto vende nuk i kushtohet kujdes fëmijëve të sëmurë, ndërsa ilaçet, që janë të lira, përdoren vetëm nga një e treta e fëmijëve me diarre në vendet në zhvillim.

“Vdekjet e fëmijëve për shkak të pneumonisë mund të bien në 30 për qind, ndërsa ato me diarre deri në 60 për qind, po që se intervenimi në mes të fëmijëve të varfër rritet në nivelin siç është te 20 për qind e familjeve të pasura në të njëjta vende”.

Ushqimi adekuat, larja e duarve me sapun, uji i pastër i pijes janë vitale për shpëtimin e jetës kundër pneumoninë dhe diarresë, por në këto rajone të varfra këto kushte mungojnë.

Raporti i UNICEF-it është publikuar para një takimi të planifikuar për javën e ardhshme në Uashington, ku mblidhen qeveritë e Etiopisë, Indisë dhe SHBA-së për të diskutuar objektivat e mbijetesës së fëmijëve.

Artikulli paraprakUshqimet që duhet t’i shmangni gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës E tradhëtoi të fejuarën, ky është gjesti i shqiptarit ‘live’ në emision

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.