Vendet evropiane duhet të konsiderojnë dhënien e dozave përforcuese të vaksinës Covid-19 për të gjithë të rriturit, ka rekomanduar agjencia e shëndetit publik të Bashkimit Evropian.
Andrea Ammon, drejtoreshë e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka thënë se prioritet për dozat përforcuese duhet dhënë personave mbi moshën 40-vjeçare shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Në muajin shtator të këtij viti, ECDC dhe Agjencia Evropiane e Barnave sugjeruan që dozat përforucese duhet dhënë vetëm personave me imunitet të dobët dhe të moshuarve të cilët janë në rrezik të infektimit.
Sidoqoftë, në një deklaratë, Ammon thotë se Evropa duhet të rris normat e vaksinimit në të gjithë kontinentin dhe vendet duhet të konsiderojnë zgjerimin e planit të administrimit të përforcuesve të saj për të gjithë të rriturit.
Deri më tani, BE-ja në tërësi ka administruar më shumë se 28 milionë doza përforcuese të një vaksine, sipas shifrave të fundit të ECDC.
Në anën tjetër, Britania e Madhe ka administruar 15.6 milionë doza përforcuese, krahasuar me Gjermaninë me 5.8 milionë, Francën me 5.6 milionë dhe Italinë me 4.2 milionë./Gazeta Shneta/