Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqetësuese: Rritet ndjeshëm numri i rasteve të infektimit me Covid te fëmijët

Jetë 24/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rastet me Covid-19 te fëmijët janë rritur deri në 32 për qind në dy javët e fundit, tregon raporti nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP).

Vetëm javën e kaluar janë raportuar 141,905 raste pozitive me Covid te fëmijët, të cilët përfaqësojnë më shumë se një të katërtën e të gjitha rasteve të raportuara shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, më shumë se 6.8 milionë fëmijë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, kjo rritje nuk ishe e papritur.

Miliona njerëz janë ende të pavaksinuar, dhe kjo “rezulton në dinamikën e virusit në komunitet që jo vetëm se është i rrezikshëm dhe transmetohet më lehtë tek personat, por gjithashtu edhe njerëzit e vaksinuar mund të infektohen, sepse asnjë vaksinë nuk është 100% efektive,” ka thënë Fauci.

Numri i fëmijëve me Covid-19 konsiderohet ende “jashtëzakonisht i lartë“, thuhet në raportin e AAP.

Kjo shënon javën e 15-të radhazi që rastet e fëmijëve me Covid-19 janë në numër mbi 100,000.

Deri më tani, ekzistojnë gjasa të ulëta që fëmijët të hospitalizohen, mirëpo në disa shtete është raportuar se fëmijët përbënin 1.7 për qind dhe 4.0 për qind të rasteve që kishin nevojë për trajtim shëndetësor.

Për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve tuaj, tashmë vaksina kundër Covid, Pfizer, është në dispozicion.

Kjo vaksinë ka treguar efikasitet deri në 90 për qind në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, nga mosha 5 vjeç e lart./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEvropa po lufton me rritjen e COVID, OBSH paralajmëron për 700 mijë humbje jetësh të reja
Artikulli i rradhës ECDC rekomandon administrimin e dozave përforcuese për personat mbi moshën 40-vjeçare

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.