Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK Dr. Venera Berisha-Muharremi i është përgjigjur pozitivisht sfidës nga kolegu i saj Dr. Ilir Kurtishi.
Berisha-Muharremi ka mbjellë një pishë në oborrin e klinikës të cilën e drejton, ndërsa ka sfiduar 11 kolegë të tjerë për ta bërë të njëjtën gjë, transmeton Gazeta Shneta.
“Sfiden me shumë dëshirë e pranova nga miku im ass.dr. Ilir Kurtishi, drejtori i Klinikës së Onkologjisë dhe në oborrin para Klinikës Endokrinologjike e mbolla sot ? dhe tani sfidoj që të mbjellin një pemë: Basri M. Sejdiu, Driton Ukmata, Visar Islamaj, Basri Lenjani, Donika Bajrami, Fisnik Kurshumliu, Hajriz Rudari, Vjollce Dedushaj Fazliu, Ardian Bicaku, Norma Budima-Basha, Musa Hoxha”, ka shkruar endokrinologia. /Gazeta Shneta/