Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Edhe dy anesteziologe e lënë punën në QKUK, dy të tjerë pritet të pensionohen

Lajme 26/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka mbetur me dy anesteziologë më pak. Dy specialiste të anesteziologjisë e kanë lënë punën në Klinikën e Anestezionit në QKUK.

Dr. Venera Agani dhe Dr. Sebahate Gashi kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre si specialiste të anestezionit në Qendrën Klinike Universitare. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i klinikës Dr. Gazmend Spahija, shkruan Gazeta Shneta.

“Po mund t’ju konfirmoj se dy koleget e lartcekura kanë shkëputur kontratën me KAMI-in. Dy kolegë të tjerë pritet të dalin në pension poashtu këtë vit”, ka bërë të ditur Spahija.

Venera Agani ka thënë se arsyet që ka hequr dorë nga puna në QKUK tashmë janë të njohura, për shkak të kushteve të punës dhe pagave të ulta.

“Unë që dy vite nuk kam kujdestaru për shkak të problemeve shëndetësore. Edhe orari i paraditës ka qenë shumë i ngarkuar, sidomos në këtë kohë. E di që kemi mungesë të anesteziologëve. Kam kërkuar pushim pa pagesë por nuk më kanë pranuar. Unë punojë që 25 vite dhe në vend se të shkojmë duke i përmirësuar kushtet, ato vetëm se po përkeqësohen. Nuk kam mundur të vazhdojë më tutje edhe për shkak të çështjeve personale”, ka thënë Agani. Ajo ka bërë të ditur se do të vazhdojë të punojë në sektorin privat.

Gazeta ka kontaktuar edhe me Sebahate Gashin, por e njëjta nuk i është përgjigjur thirrjeve.

Spahija ka thënë se në këtë situatë do të mbesin me 49 anesteziolog të cilët mbulojnë më shumë se 30 salla të operacionit në QKUK, duke përfshirë njësitë e kujdesit intensiv dhe mbajtjen e kujdestarive.

Spahija ka thënë se ndërkohë janë në pritje të procedurave për punësimin e katër anesteziologëve të rinj, por sipas tij kjo sërish do të jetë e pamjaftueshme.

Kujtojmë se edhe në vitin 2020 pesë anesteziologë e kanë lënë punën në QKUK. Numri i anestezistëve dhe intensivistëve në Kosovë është mjaft i vogël për shkak të mungesës së konkursit për specializime nga viti 2016 deri në vitin 2021.

Konkursi i fundit është shpallur në kohën kur ministër i Shëndetësisë ka qenë Armend Zemaj nga LDK. Në këtë konkurs u pranuan rreth 1500 specializantë të rinj, për çka Zemaj u kritikua për shkak të mungesës së kapaciteteve në spitale për edukimin e tyre. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPër katër ditë 871 raste janë trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK
Artikulli i rradhës Keni plasaritje në thembra? Ne kemi zgjidhjen për ju!

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.