Njerëzit e vaksinuar plotësisht kanë një rrezik të ulët të formës COVID-19 të rëndë, por rritja e rasteve të koronavirusit mund të ndikojë ende në shëndetin e tyre në mënyra të tjera.
Ekspertët thonë se gjatë gjithë pandemisë, rritjet e rasteve të koronavirusit kanë ndikuar direkt në ndërprerjen e ekzaminimeve rutinore dhe kujdesin ambulator, shkruan Healthline përcjell Gazeta Shneta.
Pothuajse të gjitha humbjet e jetës nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara tani janë në mesin e të pavaksinuarve, sipas një analize të Associated Press.
Me përhapjen e shpejtë të variantit Delta në Shtetet e Bashkuara, rastet e koronavirusit po rriten në pjesë të vendit, veçanërisht në zonat me shkallë të ulët të vaksinimit kundër infeksionit. /Gazeta Shneta/


