Edhe sot mot i ndryshueshëm, me shi e bubullima – këto janë temperaturat

2018-07-31 në ora 05:59

Parashikimi i motit për ditën e sotme.

Sot në vend pritet të mbajë moti pjesërisht i vranët, ndërsa në orët e pasdites priten reshje shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 15 gradë Celsius deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë mesatare nga krahu verior 3-7m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.