Reth 90% e grave përjetojnë dhimbje gjatë kryerjes së marrëdhënies seksuale për herë të parë pas lindjes së foshnjës. Por, ajo që është më shqetësuese është se rreth 25% e tyre ende ndiejnë dhimbje gjatë aktit seksual edhe 18 muaj pas lindjes. Kështu konkludoi një studim i kryer së fundmi në Australi.
Seksi pas lindjes, pse ndiejnë më shumë dhimbje gratë që kanë lindur me operacion?
Studimi gjithashtu zbuloi se gratë që kishin lindur me operacion çezarian kishin më shumë mundësi se gratë që kishin patur një lindje spontane vaginale, të ndienin dhimbje edhe 18 muaj pas lindjes. “Veç faktit se pjesa më e madhe e femrave ndiejnë dhimbje gjatë seksit pas lindjes pavarësisht sa kohë kishte kaluar nga lindja, fakti që gratë që kishin lindur me operacion ndienin dhimbje për një kohë më të gjatë ishte më surprizuesi”, tha autoria e studimit Stephanie Brown.
Brown gjithashtu zbuloi se 1 në 6 femra të cilat morën pjesë në studim ishin “detyruar” të kryenin marrëdhënie seksuale me partnerin pavarësisht mospëlqimit të tyre. Këto femra ishin ato të cilat ndjenin më shumë dhimbje gjatë aktit seksual.
Veç abuzimit intim nga partneri i tyre, një nga faktorët e tjerë që ndikonte në përjetimin e dhimbjeve gjatë kryerjes së seksit deri në 18 muaj pas lindjes ishte përjetimi i dhimbjeve gjatë seksit edhe përpara shtatzanisë, dhimbje që ishte përjetuar nga rreth 28% e të 1200 femrave që morën pjesë në studim.
Brown tha se ky studim duhet të ndihmojë në sensibilizimin e meshkujve të cilët duhet të informohen dhe të kuptojnë se cfarë përjetojnë gratë gjatë seksit si gjatë shtatzanisë por edhe pas lindjes, dhe të inkurojojë femrat ti thonë “stop” partnerit të tyre nëse nuk ndihen mirë./pernenat.al/