Horoskopi për sot, e martë, 31 korrik 2018

2018-07-31 në ora 06:11

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme.

Dashi

Sot do imagjinoni gjëra të paqena dhe kjo mund ta përkeqësojë situatën. Nëse jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje të vogla në orët e para të mëngjesit, por pas mesditës situata do fillojë të normalizohet. Ju të dashuruarit do keni një takim të jashtëzakonshëm i cili do ua ndryshoje drejtimin dhe do ju bëjë të ndiheni shumë më mirë. Ju beqarët ende nuk do i keni mendimet e qarta dhe nuk do veproni. Në punë kolegët do ju stimulojnë gjatë gjithë kohës, por gjërat nuk do jenë aq të lehta sa duken. Sado që të mundoheni nuk do i arrini dot të gjitha objektivat. Financat do dini si t’i organizoni dhe do e mbani gjithë kohës nën kontroll situatën. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë.

Demi

Nën ndikimin e Saturnit sot do i kontrolloni më mirë emocionet dhe nervat. Nga ana tjetër do keni edhe më shumë besim në vetvete. Ju të dashuruarit do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë që ju kishin dalë me partnerin dhe do jeni shumë më optimistë për të ardhmen. Ju beqarët nuk do keni asnjë lloj kompleksi dhe do joshni ashtu si do e mendoni më të arsyeshme. Çdo gjë do ju ecë edhe më mirë nga sa kishin menduar. Sipas Dritare.net, në punë do i dëgjoni më shumë këshillat që do iu japin miqtë dhe do bëni disa zgjedhje që do ju ndikojnë të çani më shumë përpara. Për buxhetin mos u shqetësoni aspak sepse ai do jetë goxha i mirë.

Binjakët

Gjatë kësaj dite Hëna do bëjë që gjërat t’iu ecin më mirë sesa i mendonit. Mund të arrini edhe gjëra që i kishit menduar si të pamundura. Ju të dashuruarit nuk ka rrezik të mërziteni aspak sepse partneri do ju bëjë propozime interesante për t’u argëtuar edhe më shumë me njëri-tjetrin. Nëse jeni beqarë pa u lodhur shumë do mund të fillojnë një lidhje shumë të bukur dhe afatgjatë. Në punë mundohuni të mos luani shumë me zjarrin sepse do ju dalin probleme dhe sfida më të vështira. Tregohuni më të vëmendshëm. Financat herë pas here do kenë edhe ndonjë tronditje të vogël, por në tërësi gjendja nuk do jetë shumë e keqe.

Gaforrja

Herë pas herë do ndiheni disi të lodhur sot dhe mundet edhe të izoloheni, por nuk do mungojnë as momentet entuziaste dhe plot optimizëm. Nëse jeni në një lidhje do futeni në një etapë shumë më të favorshme dhe më të begatë. Marrëdhënia me partnerin do bëhet edhe më pasionante. Ju beqarët ka mundësi të afroheni edhe më shumë me një person më të ri se vetja për te cilin në fillim nuk keni pasur përshtypje të mira. Në punë do i keni idetë shumë të qarta, do keni durim dhe do këmbëngulni të arrini atë që dëshironi. Për financat do keni ide gjeniale sesi t’i përmirësoni. Situata ka për të qenë e jashtëzakonshme.

Luani

Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të mirë dhe të gatshëm të ndihmoni këdo që do ju dalë përpara. Për ju të dashuruarit do jetë ditë pozitive. Herë pas here do iu pushtojë edhe pasioni i zjarrtë. Nëse jeni beqarë do keni takimin më të veçantë të jetës tuaj. Me personat e rinj shumë shpejt do fillojnë edhe lidhje serioze, romantike dhe afatgjata. Në punë do keni edhe më shumë sukses nga sa keni menduar më parë. Do jeni të logjikshëm dhe mund të nënshkruani edhe kontrata afatgjata. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur që të mundeni sepse vetëm kështu do shmangni problemet.

Virgjëresha

Sot stresi do ju pushtojë herë pas here dhe do keni dëshirë të mbylleni diku e mos bëni asgjë. Për sa i përket jetës në çift asgjë e rëndësishme nuk ka për të ndodhur. Bëni thjesht atë që do ndieni dhe do jeni të plotësuar. Ju beqarët nuk do ndiheni ende të sigurte për të hedhur hapa, kështu që me disa persona do pranoni thjesht të shoqërohen si shokë. Në punë nuk do keni besim tek vetja, nuk do i dëgjoni këshillat dhe si përfundim nuk keni për të arritur asnjë gjë. Buxheti do përmirësohet mjaft falë një trashëgimie të madhe që do merrni nga gjyshërit tuaj, por kjo nuk do të thotë që ju të filloni të shpenzoni pambarimisht.

Peshorja

Yjet do ju bëjnë shumë të logjikshëm dhe largpamës sot. Gjithçka ka për të ecur më mirë nga sa mendonit dhe rrahjet e zemrës do shtohen. Ju të dashuruarit do i përkushtoheni pafund jetës tuaj në çift dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do bëni çdo gjë që është në të mirën e të dy palëve. Sipas Dritare.net, ju beqarët duhet të keni kurajë t’i shprehni ato që ndieni pasi nëse prisni gjatë ka mundësi që personat t’iu ikin nga duart. Në punë asgjë nuk do jetë e lehtë, por po u dorëzuar menjëherë nuk keni për ta marrë më vetën për një kohë të gjatë. Në planin financiar do luftoni fort që ta stabilizoni dhe ta përmirësoni situatën.

Akrepi

Për një jetë më të qetë duhet t’i hidhni hapat një e nga një. Mos dëgjoni askënd sot, por veproni sipas mendjes tuaj. Ju që jeni në një lidhje përfitoni sa më shumë nga ambienti i qetë që ka mbizotëruar në jetën tuaj dhe do filloni të bëni plane afatgjata me partnerin tuaj. Ju beqarët nuk duhet ta mendoni lidhjen si një zinxhir në gryke që do iu pengojë të bëni gjërat që keni dashur sepse në këtë mënyrë keni për të mbetur gjithmonë vetëm. Jeta profesionale do jetë më e privilegjuar nga më parë kështu që çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Do i kaloni edhe pengesat e vogla. Me financat do ju ndihmojë gjithë kohës Plutoni dhe nuk do keni vështirësi.

Shigjetari

Sot do zgjoheni me humor të keq dhe shumicën e kohës do jeni të mërzitur. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë e ndërlikuar Për çdo gjë do debatoni ashpër me atë që keni në krah dhe për asnjë moment nuk do hapni rruge. Nëse jeni ende beqarë më në fund do mund ta gjeni princin tuaj të kaltër dhe e gjithë bota do ju ndryshojë brenda disa sekondash. Në punë, ndonjëherë do ju duket vetja sikur jeni të vetmit që punoni shumë dhe të tjerët përfitojnë prej jush. Reflektoni dhe mos lejoni t’iu bien në qafë. Të ardhurat nuk kanë për të qenë shumë të mira sot, megjithatë me një menaxhim më të kujdesshëm mundet edhe t’ia dilni.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do jetë e vështirë që dikush t’iu fshehë diçka sepse do jeni shumë të vëmendshëm. Për ata që kanë një lidhje do jetë ditë e favorshme, harmonike dhe e mbushur me qëndrueshmëri. Do ndiheni mirë në çdo moment dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Nëse jeni beqarë do jeni me shumë fat në dashuri dhe do mund të takoni një person i cili do iu bëjë t’iu rrahë zemra fort. Në punë do e privilegjoni dialogun dhe bashkëpunimin. Nuk do e keni aspak problem të bëheni bashkë me një koleg për të arritur më të mirën. Për të stabilizuar financat do ju duhet ta pranoni ndihmën që do iu japin të afërmit.

Ujori

Gjatë kësaj dite do jeni me optimistë dhe më pozitivë se më parë. Çdo moment që do kaloni do jetë i mrekullueshëm. Ju që jeni në një lidhje do përjetoni plot çaste të lumtura dhe do mundoheni që çdo minutë të lirë ta kaloni me atë që keni në krah. Gjithçka do jetë me ngjyra dhe plot shkëlqim. Ju beqarët duhet të keni më tepër besim tek vetja juaj nëse doni që ta joshni atë që pëlqeni. Në punë mësoni të dëgjoni intuitën dhe pranojini propozimet që do ju bëhen. Jeta ka për t’iu ndryshuar njëherë e mirë. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme prandaj shmangni çdo lloj investimi.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm ta jetoni jetën në maksimum. Nëse keni një lidhje do përballeni me partnerin tuaj dhe do mundoheni që t’i zgjidhni njëherë e mirë edhe problemet që keni pasur. Nuk do jetë diçka e lehtë, megjithatë me pak durim dhe këmbëngulje mund t’ia dilni. Ju beqarët do keni fat me shumicë dhe do realizoni takimin e jetës. Për ju kanë për të ndryshuar shumë gjëra. Në punë yjet do favorizojnë sipërmarrjet e reja dhe do ju bëjnë më kompetentë se më parë. Do ju duket çdo gjë shumë më e lehtë. Financat do i mbroni gjatë gjithë kohës dhe në këtë sektor nuk do priten aspak turbullira.