Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova bëhet anëtare e rrjetit Evropian për Parandalimin e Duhanpirjes (Foto)

Lajme 22/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kosova bëhet pjesë e organizatës ndërkombëtare “Rrjeti Evropian për Parandalimin e Duhanpirjes” (ENSP), e përfaqësuar nga Kosovo Advocacy & Development Centre (KADC).

ENSP është një organizatë joprofitabile ndërkombëtare që ka për mision zhvillimin e një strategji për veprim të koordinuar ndërmjet organizatave aktive në kontrollin e duhanit në Evropë.

Kosova në ENSP me pranimin e KADC-së si organizatë anëtare me të drejta të plota, do të jetë e përfaqësuar sikurse edhe vendet e tjera të zhvilluara të Evropës perëndimore si Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, si dhe vendet e tjera nga Ballkani si Sllovenia, Bosnja e Hercegovina.

Ky anëtarësim do të na ofrojë mundësi për të shkëmbyer informacione dhe përvoja duke zhvilluar projekte përmes aktiviteteve të përbashkëta. Bashkëpunimi do të ketë dy qëllime kryesore: zbatimin e Konventës Kornizë për Kontrollin e Duhanit në Evropë deri në vitin 2020 dhe reduktimin e përdorimit të duhanit në më pak se 5% deri në 2040.

KADC duke qenë si një nga iniciatorët dhe shtytëset për miratimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit si dhe duke qenë pjesë e koalicionit anti-duhan, gjatë vitit 2017 ka shtyrë përpara edhe udhëzuesin për paketime të standardizuara, të duhanit.  Me qëllim që në të ardhmen të eliminohen problemet dhe sëmundjet shëndetësore që shkaktohen nga duhanpirja. Për të rritur një rini të shëndetshme, duke i mbrojtur ata nga industria e duhanit e cila kërkon t’i josh drejt një jete të varësisë. /Lajmi.net/

Artikulli paraprakEdhe urologët marrin mësim nga kolegët turq (FOTO)
Artikulli i rradhës Të dhëna të reja për përcaktimin e gjinisë së fëmijës

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.