Para se të kryeni një dështim duhet të konsultoheni me ndonjë gjinekolog se çfarë konsiderohet “normale” dhe çfarë kjo. Të kuptuarit se çfarë është “normale” është një pjesë e rëndësishme e të kuptuarit se çfarë të prisni nëse do të merrni pjesë në këtë procedurë dhe gjithashtu do t’ju ndihmojnë të lundroni në periudhën e rimëkëmbjes për të kuptuar se çfarë duhet të bëni pas.
Dhimbje të shpindës dhe barkut
Një nga efektet anësore më të zakonshme të raportuara të abortit janë dhimbjet abdominale. Ngërçi është i nevojshëm në mënyrë që mitra juaj të kthehet në madhësinë e saj para shtatzanisë, transmeton Gazeta Shneta.
Gjakderdhje
Nëse keni gjakderdhje pas abortit kjo nuk do të thotë që diçka nuk është në rregull. Gjakderdhja mund të zgjasë nga një ditë ose dy deri në disa javë dhe mund të jetë e ngjashme me menstruacione të rënda në sasinë e rrjedhës.
Menstruacione të parregullta
Zakonisht periudhat tuaja duhet të rifillojnë brenda dy deri në gjashtë javë pas procedurës. Është normale që e para të jetë pak më ndryshe nga ajo që keni qenë mësuar përpara shtatzanisë por në përgjithësi periudhat tuaja duhet të rregullohen pas tre muajve./GazetaShneta/