Sipas një raporti nga Common Sense Media, rreth 75 për qind e adoleshentëve amerikanë kanë profile ekzistuese në mediat sociale. Këto të fundit janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme për shumicën e adoleshëntëve.
Në ditët e sotme, mediat sociale kanë arritur të krijojnë varësi tek të gjitha grupmoshat, e sidomos tek adoleshentët shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Jo vetëm se truri është i ekspozuar ndaj internetit, por edhe vështirësitë në vetërregullimin e kohës para ekranit mund të rriten me kalimin e kohës tek adoleshentët.
Për më tepër, ata janë më të ndjeshëm ndaj presionit të bashkëmoshatarëve, bullizmit kibernetik dhe ndaj të gjitha aktiviteteve që përfshijnë komunikimin dixhital.
Tash së fundmi, studiesit kanë filluar të krijojnë një lidhje mes depresionit dhe mediave sociale.
Ata ende nuk kanë zbuluar një marrëdhënie shkak-pasojë mes kësaj dukurie, por ata kanë zbuluar se përdorimi i mediave sociale mund të shoqërohet me një intensifikim të simptomave të depresionit, duke përfshirë një rënie në aktivitetin social dhe rritje të niveleve të vetmisë.
Përvec kësaj, adoleshentët ndihen në presion për të pasur foto perfekte e pastime të shkruara mirë, e të cilat mund të shkaktojnë tek ata ankth. Në lidhje me këtë, disa prej studimeve kanë zbuluar se sa më i madh të jetë rrethi social, aq më shumë ankth do të ndiejnë ata./Gazeta Shneta/


