Gjidhënia është një nga proceset që sjell benefite të shumta si për bebin ashtu edhe për nënën.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), qumështi i gjirit është burimi më i mirë i të ushqyerit për shumicën e foshnjeve dhe ul rrezikun për astmën, obezitetin, diabetin e tipit 1, sindromën e vdekjes së papritur të foshnjeve (SIDS) dhe infeksionet e veshit shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Mirëpo, gjidhënia nuk sjell benefite vetëm tek i vogli juaj.
Studimet kanë treguar se ky proces mund të ulë ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet dhe kushtet e caktuara shëndetësore.
Tashmë së fundi, studimi i botuar në Journal of the American Heart Association tregon se gjidhënia mund të zvogëlojë gjasat për sëmundjet e zemrës dhe goditjes në tru.
Mes tjerash, studimi i botuar në revistën Maternal and Child Health ka treguar se gratë gjidhënëse kishin rreth 50 për qind më pak gjasa të bien në depresion sesa nënat që nuk ushqenin fëmijët e tyre me gji.
Poashtu, edhe kohëzgjatja e gjidhënies luante rol në zvogëlimin e depresionit tek gratë.
Nënat të cilat ushqenin me gji foshnjet e tyre kishin një rrezik më të ulët të depresioni gjatë fazës postmenopauzës./Gazeta Shneta/


