Fakti kryesor për të ngelur shtatzënë është të ushqyerit në mënyrë të shëndetëshme.Kjo nënkupton se kjo formë rrit shanset për të ngelur më shpejtë shtatzënë.
Arsyjet kryesore që mbipesha ul shanset për të ngelur shtatzënë është për shkak të niveleve të ndryshueshme të hormoneve shkruan Parenting.FirstCry, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Disa nga efektet e mbipeshës në shtatzëni janë:
Mosbalancimi hormonal
Gratë që janë në mbipeshë kanë tendencë të kenë nivele të larta të hormonit leptin, i cili prodhohet kryesisht nga indet yndyrore të trupit dhe luan një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e hormoneve të trupit.
Çrregullime të ciklit menstrual
Për shkak të çekuilibrit hormonal, kjo rezulton të keni një cikël të çrregulluar.
Cilësia e vezëve
Cilësia e vezëve që prodhon trupi varet kryesisht nga shëndeti i gruas.Obeziteti është përgjegjës kur vezoret nuk lëshojnë asnjë vezë në mitër për një shtatzëni të suksesshme.
Fertiliteti
Mbipesha ka një ndikim në pjellorinë tuaj.Me rastin që keni çrregullime me ciklin menstrual atëherë zvogëlohen shanset për të ngelur shtatzënë./GazetaShneta/