Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka shkarkuar drejtorin e përgjithshëm të këtij institucioni Basri Sejdiun.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të sigurta se vendimi është marr sot në mbledhjen e Bordit.
Shkarkimi i Sejdiut vjen pas gjetjes së shumë shkeljeve ligjore nga auditori i brendshëm i SHSKUK-së. Raporti ka gjetur se në SHSKUK ka mungesë të theksuar të kontrollit financiar, ku janë bërë blerje pa njësi kërkuese, janë pranuar fatura dhe mallra pa urdhërblerje si dhe para se të bëhej zotimi i mjeteve.
Auditori i brendshëm ka gjetur se SHSKUK kishte planifikuar vetëm 4 mijë euro për marketing, por ishin shpenzuar 135 mijë euro, si dhe 137 mijë tiketa të humbura të parkingut.
Edhe Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj ka gjetur shkelje serioze në shpenzimin e buxhetit. Auditori ka gjetur se QKUK ka shpenzuar mbi 58 mijë euro për blerjen e pajisjeve të IT-së me vlera individuale nën 1 mijë euro.
ZKA ka gjetur se QKUK kryer procedurë të negociuar për pastrimin e hapësirave të brendshme në blerë 362 mijë euro për tre muaj. Ky tender ishte dashur të realizohej në muajin prill të vitit 2019, por ishte vonuar deri në përfundimin e kontratës së rregullt në nëntor, e më pas ishte realizuar kontrata e negociuar.
ZKA ka raportuar se në QKUK ishin blerë pajisje në vlerë 174 mijë euro, por ato nuk ishin futur në përdorim deri në 2 vite aq sa është afati i garancionit të tyre.
“Sipas kushteve të kontratës kornizë “Furnizim me pajisje mjekësore -5” operatori ekonomik ka për obligim të bëjë instalimin dhe funksionalizimin e pajisjeve me një afat të garancionit të tyre prej dy (2) viteve. Pajisjet ishin pranuar dhe paguar në vlerën totale të kontratës11 në muajin Nëntor 2019. Gjatë ekzaminimit fizik të pajisjeve kemi vërejtur se një pjesë e pajisjeve në vlerë prej 174,000€ nuk janë instaluar dhe funksionalizuar por gjendeshin në depo të QKUK-së. Kontrata ishte kornizë dhe kishte fleksibilitet sa i përket porosive”, thuhet në raportin e ZKA-së. /Gazeta Shneta/