Dr. Valbon Krasniqi është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të SHSKUK’së.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda bordit të SHSKUK’së që Krasniqi ka marrë miratimin për të ushtruar këtë rol.
Krasniqi vjen në vend të Dr. Basri Sejdiut, i cili sot u shkarkua nga bordi për shkak të performancës së dobët.
Dr. Valboni është infektolog ndërsa së fundmi ishte angazhuar në grupet punuese për luftimin e COVID-19. /Gazeta Shneta/