Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekskluzive: Këshilli Etik i shpall fajtorë drejtorin e SHSKUK-së dhe të Kardiokirurgjisë për faksimile

Lajme 04/03/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këshilli Etik i Odës së Mjekëve të Kosovës e ka gjetur fajtor drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Dr. Basri Sejdiun, për mospërdorimin e faksimiles zyrtare të internistit të lëshuar nga OMK.

Përveç Sejdiut, edhe drejtori i Shërbimit Kardiokirurgjik Dr. Tefik Bekteshi është gjetur fajtor poashtu për të njëjtën arsye. Të dy janë gjobitur me nga 1 mijë euro për mos përdorimin e faksimileve të lëshuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka mësuar nga burime brenda Odës se vendimi i Këshillit Etik është marr gjatë ditës së djeshme dhe pritet të zyrtarizohet dhe t’iu dërgohet palëve. Sejdiu në një përgjigje për Gazetën ka thënë se nuk është në dijeni për këtë vendim, por ka shtuar se posedon vendimin valid të kardiologut të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Nga Ministria e Shëndetësisë e kam vendimin valid të kardiologut dhe po pres që Oda e Mjekëve me zbatua këtë vendim”, ka deklaruar Sejdiu. Në anën tjetër Bekteshi nuk i është përgjigjur thirrjeve të Gazetës në telefon në disa tentime për të marr një qëndrim nga ana e tij për këtë çështje.

Kujtojmë se Oda e Mjekëve i kishte çuar në Këshillin Etik Sejdiun dhe Bekteshin në dhjetor të vitit të kaluar për mospërdorimin e vulave të internistit, por ato të kardiologut.

Sejdiu dhe Bekteshi i përkasin grupit të mjekëve që kanë përfituar thirrjet subspecialistike me vendimin kontrovers të ish-ministrit të Shëndetësisë Ferid Agani për barasvlerësimin e përvojës së punës me tituj specialistik. Një nga këto vendime të Aganit e kishte hedhur poshtë Gjykata e Apelit në dhjetor të vitit 2018. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSi ta mbani një dietë të shëndetshme gjatë shtatëzanisë
Artikulli i rradhës Përfitimet shëndetësore të përdorimi të limonëve për nënë shtatzëne dhe foshnjën e saj

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.