Një dietë e shëndetshme dhe një ushqim i mirë gjatë shtatëzanisë sigurojnë që fëmija juaj të fillojë zhvillimin e mirëfilltë.
Dieta më e mire, shkruan Healthline është ajo dietë e ekuilibruar që siguron sasi të bollshme të: proteinave, karbohidratet, lloje të shëndetshme të yndyrës si dhe vitamina e minerale.
Nëse tashmë keni zakone të shëndetshme të të ngrënit, do të jetë e lehtë të bëni rregullime të vogla për të siguruar një shtatzëni të shëndetshme përcjell Gazeta Shneta.
Sipas, “Shoqatës Amerikane të Shtatëzënësisë” rekomandohet që gratë shtatzëna të konsumojnë 300 kalori shtesë mbi kërkesat e tyre normale të marrjes.
Këto janë disa nga konkluzat e një diete të shëndetshme:
-Kur është e mundur, hani karbohidrate komplekse, siç janë: bukë me të gjitha kokrrat dhe pastat, perime dhe bishtajore!
-Pastaj, sipas “Shoqatës Amerikane të Shtatëzënësisë” rekomandohet që midis 75 dhe 100 gramëve të merren proteina çdo ditë.
-Poashtu, assesi të mos anashkalohen dhe perimet që përmbajnë sasi të konsiderueshme të: vitaminat A dhe C, beta-karotene, fiber, vitamina E, riboflavin, acid folik, vitamina B, kalcium dhe gjurmët e mineraleve.
-Drithërat dhe bishtajoret, si bizelet e thata dhe fasulet, si dhe karbohidratet e tjera të shëndetshme si frutat dhe perimet me niseshte duhet të jenë pjesë e një diete të shëndetshme.
-Marrja e acidit folik, zvogëlon ndjeshëm rrezikun e lindjes së një fëmije me spina bifida.
Këto ushqime furnizojnë me energji për zhvillimin e duhur të foshnjës tuaj dhe ndihmojnë në ndërtimin e placentës dhe indeve të tjera në trupin tuaj. /Gazeta Shneta /