Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 58 pacientë me Covid-19.
Spitali ka njoftuar se dy pacientë janë në gjendje të rëndë në respiratorë, dhe 44 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar tre pacientë.
Ndryshe në këtë spital gjatë 24 orëve të fundit, 185 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. /Gazeta Shneta/