Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspertët kërkojnë rregulla për përdorim më të sigurt të kanabisit

Jetë 11/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me rritjen e përdorimit dhe qasjes ndaj kanabisit në Europë, studiues nga Mbretëria e Bashkuar kanë propozuar udhëzime të reja për përdorim më të sigurt, të ngjashme me rekomandimet që ekzistojnë për konsumimin e alkoolit.

Studimi, i kryer nga Universiteti i Bath-it dhe i publikuar në revistën “Addiction”, sugjeron vendosjen e një kufiri javor bazuar në përmbajtjen e THC-së, substanca kryesore psikoaktive e kanabisit, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Sipas studiuesve, të rriturit nuk duhet të konsumojnë më shumë se tetë njësi THC në javë. Kjo korrespondon me rreth 40 miligramë THC ose afërsisht një të tretën e një grami kanabis bimor.

Një njësi THC përfaqëson pesë miligramë THC. Autorët theksojnë se përdoruesit duhet të fokusohen te sasia e THC-së së konsumuar dhe jo vetëm te frekuenca e përdorimit.

“Qëllimi ynë përfundimtar është reduktimi i dëmit. Niveli i vetëm plotësisht i sigurt i përdorimit të kanabisit është mos-përdorimi,” deklaroi Rachel Lees Thorne, autorja kryesore e studimit.

Megjithatë, udhëzimet synojnë të ndihmojnë personat që nuk duan ose nuk mund ta ndërpresin përdorimin, duke ulur rrezikun për probleme shëndetësore.

Studiuesit zbuluan se rreziku për çrregullim nga përdorimi i kanabisit (CUD) rritet ndjeshëm mbi tetë njësi THC në javë dhe bëhet edhe më i lartë mbi 13 njësi. Ky çrregullim prek rreth 22% të përdoruesve të rregullt dhe lidhet me varësi, dëshirë të fortë për konsum dhe vështirësi në jetën e përditshme.

Kanabisi mbetet droga ilegale më e përdorur në Europë, me rreth 24 milionë përdorues çdo vit.

Ekspertët theksojnë se, me ndryshimet ligjore në disa vende europiane, informimi i saktë i publikut është thelbësor për reduktimin e rreziqeve shëndetësore. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakPagjumësia dhe orari i çrregullt mund të lidhen me demencën
Artikulli i rradhës Sporti intensiv lidhet me përmirësim në kancerin kolorektal

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.