Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sporti intensiv lidhet me përmirësim në kancerin kolorektal

Jetë 11/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ushtrimet fizike njihen gjerësisht për përfitimet që sjellin në shëndetin e zemrës, por studime të reja sugjerojnë se ato mund të luajnë rol edhe në parandalimin dhe ngadalësimin e zhvillimit të kancerit.

Një studim i fundit nga Universiteti i Newcastle ka zbuluar se vetëm 10–12 minuta ushtrime intensive mund të ndikojnë në ngadalësimin e rritjes së qelizave të kancerit kolorektal, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit analizuan efektet e aktivitetit fizik në nivel molekular, duke u bazuar në prova të mëparshme që sugjeronin se ushtrimet ofrojnë mbrojtje kundër disa llojeve të kancerit.

Një nga gjetjet kryesore ishte se edhe një seancë e vetme ushtrimesh intensive mund të përmirësojë aftësinë e trupit për të riparuar dëmtimet e ADN-së, një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e kancerit.

Në studim morën pjesë 30 të rritur të moshës 50–78 vjeç, të cilët ishin mbipeshë ose obezë, por përndryshe të shëndetshëm.

Sipas autorëve, njerëzit me obezitet dhe pacientët me kancer shfaqin reagime të ngjashme molekulare ndaj ushtrimeve, çka i bën këto grupe të rëndësishme për studim.

Mostrat e gjakut u morën para dhe pas ushtrimeve dhe u testuan mbi qeliza kancerogjene në laborator.

Rezultatet treguan se serumi i gjakut pas aktivitetit fizik ndikoi në ndryshimin e aktivitetit të mbi 1,300 gjeneve të lidhura me rritjen dhe riparimin qelizor.

Ushtrimi konsistonte në një seancë të shkurtër biçiklete me intensitet të lartë, ku rezistenca rritej gradualisht deri në përpjekje maksimale.

Megjithëse studimi nuk tregon se ushtrimet shërojnë kancerin, por ndihmon në shpjegimin e mekanizmave përmes të cilëve aktiviteti fizik mund të kontribuojë në mbrojtjen ndaj kancerit kolorektal.

Gjetjet u publikuan në “International Journal of Cancer”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakEkspertët kërkojnë rregulla për përdorim më të sigurt të kanabisit
Artikulli i rradhës AI mund të diagnostikojë disa sëmundje nga të dhënat e modelit të gjumit

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.