Ekspertët: Njerëzit që preferojnë të qëndrojnë në shtëpi janë më të mençur

2018-02-14 në ora 10:27

Nëse doni të qëndroni vetëm në shtëpi dhe të dini se si të përfitoni nga kjo gjë, atëherë themi se nuk keni asgjë për t’u shqetësuar, sepse ju jeni më të menqur se miqtë tuaj që shkojnë çdo ditë në punë.

Njerëzit që preferojnë të qëndrojnë vetëm ka një IQ më të lartë, sidomos gratë që qëndrojnë në shtëpi, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas një studimi të publikuar në Journal British of Pscyhology, njerëzit që ndjehen më mirë në ndërveprimet më pak shoqërore kanë nivel të inteligjencës më të lartë.

Kjo është realizuar nga psikologët evolucionistë, ku ndikimi negativ i stilit të jetesës në qytetet e mëdha ishte më shumë se dyfishi në mesin e njerëzve që kishin IQ më të ulët.

Ata që dilnin rrallë nga shtëpia konsideroheshin më të menqur.

Vlerësimi është bërë në mënyrë kuantitative me pyetësorët ku morën pjesë 15 mijë vullnetarë nga mosha 18 deri në 28 vjeç.

Pra, herën tjetër që ju e quani të mërzitshme qëndrimin vetëm në shtëpi, ju e dini se çfarë do të thotë kjo për ju./Gazeta Shneta/