Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) dhe Kolegji Amerikan i Kardiologjisë (ACC) kanë publikuar udhëzimet e reja për diagnostikimin dhe trajtimin e tensionit të lartë të gjakut, duke përditësuar standardet e vitit 2017.
Në hartimin e këtyre udhëzimeve kanë kontribuar edhe studiues nga Universiteti i Karolinës së Veriut (UNC), të cilët theksojnë rëndësinë e matjes së saktë të tensionit, trajtimit të qëndrueshëm, stilit të shëndetshëm të jetesës dhe kujdesit të përqendruar tek pacienti.
Tensioni i lartë i gjakut mbetet faktori më i zakonshëm dhe i parandalueshëm i rrezikut për infarkt dhe goditje në tru, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Studimet e fundit tregojnë se ai lidhet edhe me probleme të tjera serioze shëndetësore, si rënia e funksioneve kognitive, demenca dhe komplikacionet e shtatzënisë.
Risitë kryesore në udhëzimet e vitit 2025 përfshijnë:
AHA PREVENT Risk Calculator – një mjet i ri për vlerësimin e rrezikut kardiovaskular.
Life’s Essential 8 – lista e përditësuar e faktorëve të jetesës së shëndetshme që ndihmon në kontrollin e tensionit.
Monitorim më i shpeshtë – rekomandohen kontrolle të rregullta për të gjitha grupmoshat, përfshirë matjet në shtëpi.
Stili i jetesës – theksohen sërish rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik.
Udhëzime për medikamentet – disa pacientë këshillohen të fillojnë trajtimin me barna më herët.
Simptomat emergjente – jepen udhëzime më të qarta për shenjat e tensionit të rrezikshëm.
Ekspertët theksojnë se implementimi i këtyre rekomandimeve do të përmirësojë kontrollin e hipertensionit, i cili vazhdon të jetë faktori kryesor i rrezikut kardiovaskular në mbarë botën./Gazeta Shneta/


