Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK: Pa dëshmi vaksinimi, nuk lejohet regjistrimi i fëmijëve në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore

Lajme 28/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot se, në përputhje me ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi, të gjithë fëmijët që regjistrohen në institucione parashkollore dhe shkolla fillore duhet të kenë dëshmi të vaksinimit sipas moshës.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së ky vendim synon mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe komunitetit shkollor, duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe duke garantuar një mjedis më të sigurt edukativ, transmeton Gazeta Shneta.

IKSHPK apelon tek prindërit që të sigurojnë dokumentacionin përkatës gjatë regjistrimit të fëmijëve të tyre.

“Mbrojtja e shëndetit të fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Shneta/

Njoftimi i plotë:

Njoftim!
Në përputhje me Ligjin nr. 08/L-200 për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse, Udhëzimin Administrativ nr. 05/2025 për Imunoprofilaksë dhe Kimoprofilaksë, Udhëzimin Administrativ (MASHTI) nr. 09/2023 për Regjistrimin e Fëmijëve në klasën e parë, Udhëzimin Administrativ (MASHTI) nr. 03/2022 për Përfshirjen e Fëmijëve në Institucione Parashkollore në Kosovë, si dhe Qarkoren Informative të Ministrisë së Shëndetësisë nr. 05/2025, njoftojmë se:
Fëmijët që regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore duhet të pajisen me dëshmi të vaksinimit, që tregon se janë vaksinuar sipas moshës në momentin e regjistrimit.
Kjo masë ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit shkollor, duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe duke siguruar një mjedis të sigurt arsimor dhe edukativ për të gjithë.
Prindërit që kanë pyetje apo nevojë për sqarime, mund të kontaktojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt për ndihmë dhe këshillim të mëtejshëm.
Mbrojtja e shëndetit të fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne!

 

 

 

Artikulli paraprak1 në 5 fëmijë në Angli hyjnë në shkollë pa vaksinat e nevojshme
Artikulli i rradhës Ekspertët publikojnë udhëzime të reja për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.