Fëmijët që janë ekspozuar ndaj “kimikateve të përjetshme” që para lindjes mund të kenë tension më të lartë të gjakut kur rriten, tregon një studim i fundit nga SHBA.
Këto kimikate, të njohura si PFAS, gjenden në produkte të përditshme si tenxheret që nuk ngjisin, ambalazhet e ushqimeve, veshjet kundër ujit dhe disa lloj make-up-esh.
Ato quhen “të përjetshme” sepse qëndrojnë për shumë gjatë në trup dhe në natyrë.
Studiuesit kanë ndjekur mbi 1,000 fëmijë për më shumë se 10 vjet. Ata zbuluan se fëmijët që ishin ekspozuar ndaj këtyre kimikateve gjatë shtatzënisë kishin më shumë gjasa të kishin tension të lartë gjatë adoleshencës – sidomos djemtë dhe ata nga familjet afro-amerikane.
Ekspertët thonë se prindërit mund të ulin rrezikun duke shmangur produktet që përmbajnë PFAS, por nevojiten edhe rregulla më të forta nga shteti për të mbrojtur fëmijët nga këto kimikate./Gazeta Shneta/


