Stresi kronik ndikon drejtpërdrejt në sjelljet tona, përfshirë zakonet ushqimore, duke rritur rrezikun për shtim në peshë dhe obezitet.
Një analizë e fundit nga Health News tregon se shtetet me nivel më të lartë stresi kanë edhe shkallë më të lartë obeziteti, transmeton Gazeta Shneta.
Për shembull, Virxhinia Perëndimore në SHBA ka normën më të lartë të obezitetit (40.6%) dhe një nivel të lartë stresi, ndërsa Hawaii, me stres më të ulët, ka edhe normën më të ulët të obezitetit (25%).
Stresi ndërhyn në vetëkontrollin, ndikon në dëshirat për ushqime të larta në kalori dhe ul aktivitetin fizik.
Mes tjerash, ndikon gjithashtu në hormonin kortizol, i cili stimulon insulinën dhe urinë, çka mund të çojë në grumbullim të yndyrës.
Studimet tregojnë se stresi mund të ndikojë edhe në mikrobiomën e zorrëve dhe në funksionet e trurit që rregullojnë ushqimin dhe shpërblimin.
Sipas Dr. Susan Carnell nga Johns Hopkins, stresi përforcon reagimet ndaj ushqimeve të dëmshme përmes ndryshimeve në trurin e njeriut.
Ajo këshillon të identifikohen situatat stresuese që çojnë në ushqim të panevojshëm, të mësohet menaxhimi i ndjenjave pa veprime impulsive dhe të kërkohet ndihmë profesionale kur është e nevojshme.
Megjithëse faktorë si gjenetika, sëmundjet apo varfëria ndikojnë gjithashtu, menaxhimi i stresit është një hap kyç për parandalimin e obezitetit dhe përmirësimin e shëndetit në përgjithësi. /Gazeta Shneta/


