Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekstrakti i kakaos lidhet me uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës tek të moshuarit

Jetë 24/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka shqyrtuar nëse suplementet e ekstraktit të kakaos ndikojnë në inflamacionin e lidhur me moshën, i cili luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve kardiake dhe të tjera kronike.

Rezultatet treguan se marrja ditore e 500 mg ekstrakt kakao për dy vjet ngadalësoi rritjen e një markeri kryesor të inflamacionit. Përfitimet ishin më të dukshme tek individët që kishin nivele më të larta inflamacioni në fillim të studimit, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Ndërsa njerëzit plaken, ata kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje kronike, përfshirë ato kardiometabolike, neurodegjenerative dhe të kockave.

Sipas CDC, deri në vitin 2060 një në katër persona do të jetë mbi 65 vjeç, duke e rritur nevojën për strategji parandaluese.

Studiuesit nga “Mass General Brigham”, përqendruan vëmendjen tek suplementet e kakaos për shkak të përmbajtjes së lartë me flavanole — antioksidantë bimorë të njohur për efektet e tyre në shëndetin kardiovaskular. Ky studim synoi të analizonte ndikimin afatgjatë të tyre në biomarkerët e inflamacionit.

Pjesëmarrësit ishin gra mbi 65 vjeç dhe burra mbi 60 vjeç. Studiuesit morën mostra gjaku në fillim, pas një viti dhe pas dy vitesh, për të matur tre biomarkera inflamacioni, një proteinë anti-inflamatore dhe një proteinë që ndërmjetëson sistemin imunitar.

Gjetjet sugjerojnë se suplementet me ekstrakt kakao mund të ndihmojnë në uljen e inflamacionit kronik dhe të kontribuojnë në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me plakjen, sidomos të atyre të zemrës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Simptomat e hershme të sklerozës multiple janë të njëjta për të gjitha komunitetet
Artikulli i rradhës AMC: Mbi 40,000 € të mbledhura për përmirësimin e shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.